Dellova vërshohet nga ofertat, pritet të largohet nga CSKA Sofja

20:27 | 29 Prill 2026
D.H

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova mund të largohet shumë shpejt nga CSKA Sofja.

Ai ka oferta nga një skuadër amerikane, si dhe nga Turqia: Amedspor dhe Rizespor, shkruan Arbresh.info.

Gjithashtu, edhe një skuadër ruse ka shprehur interesim, por kjo mbetet e vështirë pasi 27-vjeçari posedon vetëm pasaportën e Republikës së Kosovës.

Dellova ka kontratë me klubin bullgar deri më 30 qershor 2027.

Gjatë këtij sezoni ai është paraqitur në 27 ndeshje ku ka realizuar dy gola./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale