Lamine Yamal ka qenë protagonisti kryesor para dhe pas “El Clasico-s” së parë të këtij sezoni, ku Real Madridi fitoi 2-1.
Para supersfidës, Yamal postoi publikime që nxitën jo pak reagime, por mbi të gjitha bëri deklaratën e fortë ku tha se Real Madrid vjedh dhe më pas ankohet.
Pikërisht për shkak të kësaj deklarate, pati përplasje në fund të ndeshjes me tij dhe lojtarëve të Real Madridit.
Për të shmangur situata të tilla, drejtuesit e Barcelonës dhe menaxheri i lojtarit, Jorge Mendes, kanë vendosur bashkarisht se do të jenë ata që do të kontrollojnë dhe monitorojnë postimet e Lamine Yamal në rrjetet sociale, sipas asaj që raporton “SPORT”.
Gjithashtu, Yamal do këshillohet para se të japë intervista që mund të nxisin reagime të forta siç ndodhi me atë që tha për Real Madridin pak ditë para “El Clasico-s”.
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s