Juventus është duke provuar të ‘rrëmbejë” edhe një lojtar nga radhët e Barcelonës.
Pas shkëmbyen mesfushorët Miralem Pjanic me Arthur Melo, “Bianconerët” janë duke punuar për transferimin e sulmuesit Antoine Griezmann, transmeton portali arbresh.info.
Francezi nuk është i lumtur në “Camp Nou” dhe këtë avantazh dëshiron ta shfrytëzojë gjiganti italian duke provuar një shkëmbim tjetër.

Juventus-i është i gatshëm të ofrojë Douglas Costa dhe Adrien Rabiot për ta bindur Barcelonën ta lejojë sulmuesin të largohet.
Barcelona do ishte në fitim për këtë marrëveshje, shkaku që do fitonin një mesfushor të ri, i cili mund të jetë pasuesi i Rakitic ose Vidal, kurse Costa mund ta zëvendësojë Griezmann-in në pozitën e sulmuesit të majtë.
Pritet të shihet nëse do ndodh ky shkëmbim i bujshëm gjatë merkatos verore./arbresh.info.
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA