Arsenali është i “gatshëm” të shes Granit Xhakën dhe Shkodran Mustafin pasi tashmë ka gjetur dy zëvendësuesit e tyre në Championship.
Dyshja kanë qenë startues gjatë tërë kohës këtë sezon, por nuk kanë arritur të kthehen në lojtarë që trajneri Arsene Wenger kishte shpresuar, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga ‘Mirror’, “Topçinjtë” dëshirojnë t’i zëvendësojnë ata me James Maddisonin e Norwichit dhe Ryan Frederickun e Fulhamit. 21-vjeçari ka shkëlqyer te ‘Canaries’ këtë sezon, ndërsa 25-vjeçari Fredericks i ka ndihmuar Fulhamit të marshojnë në tabelën e Championshipit.
Maddison ka një çmim prej 30 milionë funta pasi mesfushori ka shënuar 14 gola nga mesfusha. Norwichi mund të jetë kundërshtar i Arsenalit nga sezoni i ardhshëm për shkak se ata vazhdojnë rrugën drejtë promovimit, megjithëse vazhdojnë të mos jenë ende në zonën që i siguron kualifikimin automatik.
Ndërkohë, Mustafi është kritikuar që i ka munguar agresiviteti te “Topçinjtë” këtë sezon pas disfatës së pësuar nga Newcastle.
Reprezentuesi i Zvicrës, Xhaka është vënë gjithashtu nën presion për shkak se tifozët e Arsenalit shpresonin se ai do të bëhet njëri nga mesfushorët më të mirë në Evropë.
Arsenali vazhdon të ketë larg nga pozita që i siguron kualifikimin në Ligë të Kampionëve, por ata mund të kualifikohen në kompeticonin kryesor evropian nëse fitojnë Evropa Ligën./arbresh.info/
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...