Mesfushori i Arsenal-it, Thomas Partey është i besimit se do ia dalin të fitojnë pikët e plota ndaj Manchester United-it.
“Djajtë e Kuq” janë të pamposhtur në katër ndeshjet e fundit dhe në xhiron e fundit triumfuan bindshëm ndaj RB Leipzig-ut (5 – 0), transmeton portali arbresh.info.
Por, pavarësisht formës jo të mirë të “Topçinjve”, Partey beson se nëse bëjnë presion do arrijnë të korrin fitore.

“Manchester United-i është skuadër e mirë me lojtarë të mirë dhe të rëndësishëm”.
“Nëse bëjmë punën tonë mirë, shkojmë dhe luftojmë për pikët, nëse vendosim presion mbi ta, do jemi në gjendje të fitojmë”, deklaroi ai.
Përballja e ‘zjarrtë’ zhvillohet në “Old Trafford” dhe nis në ora 17:30./arbresh.info.
Gjysmëhëna e Kuqe: 787 njerëz të vrarë në katër ditë
Diva e muzikës, Leonora Jakupi feston ditëlindjen, kaq vjet ...
Takimi me Abdixhikun, Kurti: Kur ka diçka të re do të ju njo...
Tahiri: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje
Ngushtica e Hormuzit: Çfarë ndodh nëse Irani mbyll korridori...
Thirrjet serbe për sulm nga Irani, KFOR: S’ka ndryshime në m...