Paris Saint-Germain e ka “demoluar” Real Madridin, duke e mposhtur me rezultat 4-0 në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube.
PSG lojën e kreu në pjesën e parë ku i realizoi që të tre golat, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht, Fabian Ruiz shënoi pas gjashtë minutash lojë, pas një gabimi amatoresk të Raul Asencios.
Kurse tre minuta më vonë, një tjetër gabim i Rudgerit i kushtoi me gol Real Madridit, këtë herë shënoi Ousmane Dembele.
Parisi nuk pati të ndalur dhe pas 25 minutash, shënoi edhe golin e tretë me anë të Fabian Ruizit, i cili shënoi golin e dytë personal.
Pjesa e dytë ishte më e qetë. Reali rrezikoi disa herë por Donnarumma ishte në vend.
Tre minuta para fundit, Parisi vulosi fitoren me rezultat 4-0, ku shënoi Goncalo Ramos. Deri në fund më nuk pati gola.
Në finale Parisi do të luaj me Chelsean. Kjo ndeshje zhvillohet të dielën me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës