Paris Saint-Germain i ka bërë një ofertë të madhe kontrate lojtarit të Barcelonës, Ousmane Dembele, i cili nga fundi i sezonit është pa kontratë.
Ka pasur dy takime mes agjentit të Dembeles, Moussa Sissoko dhe drejtorit sportiv të Barçës, Mateu Alemany. Njëra në Marrakech dhe tjetra në Barcelonë.
Palët thuhet se janë ende larg një marrëveshje, por ka biseda të reja dhe dispozitat janë të mira për të arritur një ujdi.
Sipas gazetarit Toni Juanmarti, Dembele ka një ofertë nga PSG në tavolinë që është shumë më e madhe se ajo që ka ofruar Barcelona.
17 milionë euro në vit plus bonuse thuhet se i janë ofruar lojtarit. Ata nuk kanë marrë ende një përgjigje nga Dembele dhe po e shtyjnë sulmuesin të vendosë.
Megjithatë, prioriteti i Dembeles është të qëndrojë në Camp Nou. I pëlqen Xavi dhe beson në projektin e tij.
Por, Barcelona do ta ketë të vështirë t’i afrohet kësaj oferte nga PSG dhe situata mund të ndryshojë në favor të klubit nga Parc des Princes.
Çështja e presidentit, nis takimi në Kuvend mes Kurtit dhe A...
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje