Gary Neville beson se koha e Mohamed Salahs në Liverpool mund të përfundoj së shpejti.
Sulmuesi ka qenë një revolucion për “Redsat” qysh pas transferimit nga Roma në vitin 2017 për vetëm 34 milionë funta dhe ka kontratë deri më 2023, transmeton portali arbresh.info.
27-vjeçari ka shënuar 72 gola brenda 102 ndeshjeve për klubin dhe i ka ndihmuar atyre të fitojnë Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar duke shënuar në finale.
Ai me shpejtësi ka fituar zemrat e tifozëve por Neville mendon se atij nuk ka mbetur edhe shumë kohë në Liverpool.
Duke folur në emisionin Big Debate në Sky Bet me Jamie Carragher, ai ka thënë: “Salah do të largohet në 12 muajt e ardhshëm, mund ta shoh këtë tashmë”
“Ai [Carragher] e di, ai nuk do të thotë asgjë rreth kësaj. Mund ta shoh këtë, ju mund ta ndjeni këtë, i vije era, ju e dini kur është një lojtari kështu si…”
Ish lojtari i Manchester United, Neville gjithashtu beson se “Djajtë e Kuq” mund të fitojnë trofeun në Ligë para Liverpoolit.
“Mund t’iu garantoj se Manchester United do ta fitoj sërish. Ata mund ta fitojnë ligën para Liverpoolit sipas mendimit tim”
“Kjo nuk ka të bëjë me mosrespektim, ata me gjasë do ta fitojnë ligën para Liverpoolit”, shton 44-vjeçari./arbresh.info/
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...