Futbollisti i Skënderbeut, Enis Gavazaj, është përfshirë në një aksident automobilistik në qytetin e Korçës.
Ai ka qenë në drejtimin e makinës së tij me targë KS 04700FM dhe ka shkelur rregullat e qarkullimit duke goditur makinën me targë AA 488 ML e cila është në pronësi të shtetasit M.C.
Nga ky aksident ka patur vetëm dëme materiale.
Nesër Skënderbeu luan në Elbasan ndeshjen e radhës në Ligën e Europës ndaj Partizan Beogradit, por mesfushori i krahut Gavazaj nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Daja si pasojë e një dëmtimi të marrë në ndeshjen e kaluar të grupeve përballë Yong Boysit.

Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...