Chelsea nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola (0-0) në ndeshjen e zhvilluar si mysafir i Brentfordit në Gtech Community Stadium, në kuadër të xhiros së 12-të në Ligën Premier.
Vendasit rrezikuan në minutat e para të takimit, ndërsa shansin e parë të mirë për mysafirët e pati Cesar Azpilicueta.
Edhe në minutat e para të fraksionit të dytë, Bryan Mbeumo krijoi dy raste që nuk u shfrytëzuan nga bashkëlojtarët e tij.
Derisa konsolidohej gjysma e dytë, Blutë filluan të tregoheshin më të rrezikshëm përmes Christian Pulisic, Kai Havertz, Carney Chukwuemeka e Mateo Kovacic, por pa sukses.
Rastet e vizitorëve vazhduan me anë të Raheem Sterling, Pierre-Emerick Aubameyang e Pulisic, sidoqoftë goli mungoi.
Ky barazim e lë Chelsean në pozitën e katërt në renditjen tabelare me 20 pikë, derisa Brentfordi qëndron në vend të nëntë me 14 pikë.
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...