Në miqësoren e së hënës ndaj Turqisë, trajneri kuqezi, Christian Panucci nuk do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët që kishte planifikuar.
Pas mosgrumbullimit të Abrashit, e mos rikuperimit në kohë të Bashës, një tjetër lojtar kuqezi është larguar nga Antalia për shkak të një dëmtimi, transmeton TCH.
Bëhet fjalë për gardianin e Lazios, Thomas Strakosha, i cili ka shfaqur probleme muskulore dhe stafi i kombëtares i ka dhënë leje të rikthehet në Itali, ku do të trajtohet nga mjekët e bardhekaltërve, shkruajnë mediat italiane.
Portieri është duke kaluar një moment të shkëlqyer, teksa është shndërruar në një nga pikat më të forta të Lazios dhe do të tentohet rikuperimi i tij, për të qenë i gatshëm për derbin e Romës, në fundjavën e ardhshme.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...