Christian Panucci, selektori i Kombëtares, ka folur për dy ndeshjet e radhës të Kombëtares shqiptare, ndaj Spanjës dhe Italisë, të cila luhet në fillim të tetorit.
Trajneri italian, Christian Panucci e ka nisur mirë aventurën te Shqipëria. Ai ka fituar ndaj Lihtenshtajnit (2:0), derisa ka barazuar me Maqedoninë (1:1).
Ish trajneri i Liveronos, shpreson që kuqezinjtë të nxjerrin rezultat pozitivë edhe në dy ndeshjet e radhës të Kombëtares shqiptare, ndaj Spanjës dhe Italisë, të cila luhet në fillim të tetorit
“Me Spanjën dhe Italinë çfarë mund të arrijmë? Ndaj Spanjës e dimë që është një ndeshje shumë e vështirë, ata që thonë të kundërtën do të thotë se ke nevojë për medikamente. Por, pamë Francë-Luksemburg. Askush nuk do të vinte bast, por historia na tregon se gjithçka mund të ndodhë”, ka deklaruar Panucci.
“ Ne do të shkojmë në Spanjë, për të provuar që kundërshtarin e mirë ta bëjmë të duket më pak i mirë. Duhet të vdesim në fushë. Nëse do të japim më të mirën askush nuk mund të na thotë asgjë. Nëse kundërshtari do të jetë më i mirë do ti japim dorën dhe do të kthehemi në shtëpi”, ka theksuar ai, shkruan panorama.
“Italia mbetet Italia, kemi respekt, por do të bëjmë të pamundurën për të bërë rezultat. Ne jemi Shqipëria, por momentalisht Italia nuk është si Spanja. Me të gjitha ekipet vlen e njëjta gjë, nëse jep gjithçka në fushë, edhe nëse humbet do ti japim dorën kundërshtarit dhe do të kthehemi në shtëpi. Por, unë kërkoj që përpara se të humbasë skuadra të provojë në fushë.”, ka theksuar italiani.
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...
Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...