Sulmuesi portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo, do të bëhet fqinj i yllit të famshëm të UFC-së, Conor McGregor, pasi që ai e ka blerë një vilë për 1.3 milion funte, në Marbella të Spanjës.
Cristiano Ronaldo, i cili paguhet 31 milionë euro në vit, e ka blerë së fundi një vilë luksoze me katër dhoma në Marbella, duke e shtuar edhe më shumë numrin e shtëpive të tij, të cilat arrijnë vlerën prej 27 milionë funteve, transmeton Gazeta Express.
Ronaldo, 34-vjeçar, i cili vlen plot 365 milionë funte dhe nënshkroi kontratë të përjetshme 800 milionëshe me Nike në vitin 2016, është i njohur për shpenzimet e tij të mëdha.
Së fundi, ai u interesua për vilat tejet moderne në zonën e re të Marbella në Spanjës, të quajtur “The Heights”.
Shtëpia e futbollistit nuk do të jetë menjëherë përballë shtëpisë së luftëtarit irlandez, mirëpo ata do të jenë vetëm disa metra larg njëri-tjetrit, në lagjen e cila është mbushur me shtëpi të yjeve të sportit.



Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...