Tash e disa kohë, Arsenali është duke synuar transferimin e yllit brazilian të Real Madridit, Rodrygos.
Një ofertë bnga 80-100 milionë euro do ishte e pranueshme edhe nga klubi madrilen, shkruan Arbresh.info.
Por përpjekjet e Arsenalit për të brazilianin kanë hasur në një pengesë të madhe. Sipas raportimeve, kërkesat financiare të lojtarit me një pagë prej 10.2 milionë paund në vit, janë shumë të larta për “Topçinjtë”.
Kjo po e bën marrëveshjen edhe më të komplikuar. Rodrygo mbetet një objektiv i Arsenalit, por kushtet financiare do të jenë vendimtare për ecurinë e mëtejshme të negociatave.
Aktualisht futbollisti ndodhen në Amerikë së bashku me Real Madridit, ku janë duke zhvilluar Kampionatin Botëror për klube.
Rodrygo ka qenë pjesë e Real Madridit që nga vitit 2019, dhe ka qenë alternativa kryesore në sulm këto vitet e fundit.
Gjithashtu edhe trajneri i ri Xabi Alonso ka folur fjalë të mira për yllin brazilian. Mirëpo gjithçka i mbetet kohës për të kuptuar se nëse ai do të mbetet pjesë e Realit apo jo.
Këtë edicion ai ka luajtur në 52 ndeshje dhe ka shënuar 14 gola e 11 asistime./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...