Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve, ku kanë prodhuar rezultate befasuese.
Pafosi ka arritur të shënoj fitore historike dhe të parën në këtë kompeticion ndaj Villarealit me rezultat minimal 1-0, shkruan Arbresh.info.
Golin historik dhe të fitores e shënoi Luckassen në minutën e 47-të.
Me këtë fitore Pafosi ngritët në pozitën e 19-të me pesë pikë, derisa Villareali është i 32-ti me një sosh.
Në duelin tjetër Qarabagu e ka ndalur me barazim 2-2 Chelsean.
Estevao shënoi për 0-1 në minutën e 16-të. Mirëpo vendasit u rikthyen shpejtë duke barazuar në minutën e 29-të me Leandro Andrade.
Dhjetë minuta më vonë Qarabag kaloi në avantazh me Jankovicin nga penalltia.
Chelsea e shmangi humbjen në minutën e 53-të me golin e Garnachos. Deri në fund nuk pati gola dhe dy skuadrat arkëtuan nga një pikë.
Pas katër ndeshjeve të dy këto skuadra kanë nga shtatë pikë./Arbresh.info
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...
Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia fol...
“Fëmijët tregonin si ndodhi vrasja, nipi i madh më tha..”, v...
Maqedonci: Kosova dhe SHBA forcojnë partneritetin strategjik...
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...