Skuadra shqiptare Guild Eagles ka arritur të shënoj fitoren e dytë me radhë në kuadër të kualifikimeve të ESL Pro League në lojën CS2.
Shqiponjat arritën një fitore pa ndonjë problem me rezultat 13-7 në mapën Ancient, shkruan Arbresh.info.
Viktima e radhës ishte skuadra e Viperio.
Ndeshja e radhës e skuadrës shqiptare fillon pas pak dhe është ndaj skuadrës hungareze Pera.
GNE është aktualisht e para në tabelë me 6 pikë pas dy ndeshjeve kurse katër skuadra nga gjashtë sa janë gjithsej në këtë grup kalojnë në Play-Off të këtyre kualifikimeve.
Teksa në fund vetëm njëra siguron kualifikimin për në ligën më të fortë për lojën e CS2, ESL Pro League./Arbresh.info/
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...