Gjilani dhe Malisheva kanë luajtur baras me rezultat 0-0 në kuadër të xhiros së 33-të në Superligës së Kosovës.
Të dyja klubet nuk arritën të shënojnë gol për mbi 100 minuta lojë, duke i llogaritur dhe minutat shtesë.
Oltion Bilalli i gjilanasve u lëndua rëndë në minutën e 88-të dhe u desh të transportohej jashtë fushës me Autoambulancë.
Loja u ndërpre përkohësisht, por as pasi vazhdoi klubet nuk arritën të gjejnë rrugën drejt golit.
Malisheva nga minuta e 27-të luajti me një lojtar më pak pasi me karton të kuq u ndëshkua Fatjon Bunjaku.
Rastin më të mirë në sfidë e pati Vitija i Malishevës i cili goditi shtyllën pas një gjuajtje me kokë, në minutën e 36-të.
Me këtë barazim Malisheva ka 49 pikë dhe është e treta kurse Gjilani mbetet i pesti me 46 sosh./Arbresh.info
Deliu-Kodra: Sot vazhdon “karateja” për zgjedhje të presiden...
ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Nigeri që vrau 29 pers...
Enver Hasani: Është puç, s’ka procedurë pa 80 deputetë të pr...
Kancelari gjerman: SHBA po mposhtet nga Irani në tryezën e b...
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira