
Screenshot
Dukagjini dhe Prishtina e Re ndanë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë të Superligës së Kosovës, duke barazuar 1-1 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Pjesa e parë u karakterizua me raste nga të dyja skuadrat, por mungoi konkretizimi përpara portës. Të dy ekipet u përpoqën të impononin lojën e tyre, megjithatë portierët dolën fitimtarë në momentet kyçe, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej pa gola.
Pjesa e dytë nisi më me intensitet dhe u zhbllokua në minutën e 56-të, kur Toni Gomes përfitoi nga një top i kthyer në zonë dhe nga afër shënoi për 1-0 në të mirë të Prishtinës së Re.
Reagimi i Dukagjinit nuk vonoi. Vetëm pesë minuta më vonë, në minutën e 61-të, Albion Pllana barazoi shifrat në 1-1, pas një aksioni të shpejtë dhe përqendrimi të lartë në zonën kundërshtare.
Në fund, rezultati mbeti i pandryshuar, 1-1, duke i dhënë nga një pikë secilës skuadër.
Ky barazim mban Dukagjinin në vendin e tretë me 14 pikë, ndërsa Prishtina e Re vazhdon të qëndrojë në vendin e parafundit me 7 pikë, duke kërkuar ende stabilitet në lojë dhe rezultate.
Maroku “josh” Andres Iniestën
Kremlini: Vladimir Putin është ftuar t’i bashkohet “Bordit t...
Grabitje në një argjendari në Prishtinë
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...