Liverpool dhe Manchester City kanë luajtur baras me rezultat 1-1 më kuadër të xhiros së 28-të në Premier League.
Fillimisht Liverpooli shënoi me anë të Luis Diaz, mirëpo goli i tij u anulua, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa rrugën e golit të parë këtë sezon e gjeti John Stones që i dhuroi epërsi Manchester Cityt, në minutën e 23-të.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.
Ndërsa me të filluar pjesa e dytë Edersoni bëri një ndërhyrje të palejuar në zonën e tij dhe shkaktoi penallti.
I saktë u treagu Mac Allister që barazoi rezultat në 1-1.
Më pas Liverpooli u hodh në sulm dhe pati disa raste të mira për shënim por që i shpërdoroi,
Edhe City pati dy mundësi të mira ku vlen të theksohet shtylla e goditur nga Jeremy Doku.
Pas këtij barazimi fitoi Arsenali, që tani më është lider me me 64 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli, ndërsa Man City ka një më pak.
Në javën e ardhshme Liverpooli luan ndaj Brightonit kurse City luan një tjetër derbi tani ndaj Arsenalit./Arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...