Oxlade Chamberlain ka shënuar përfundimisht rikthimin në fushë te Liverpooli mbrëmjen e sotme (e premte).
Ish mesfushori i Arsenalit është rikthyer te skuadra nën udhëheqjen e Jurgen Klopp pas 367 ditëve qëndrim jashtë linjave si pasojë e lëndimit të tij, shkruan portali arbresh.info.
Chamberlain u inkuadrua në fushë në minutën e 74′ të ndeshjes mes Liverpoolit dhe Huddersfield Town.
Rivali i Manchester Cityt në garën për titull ka shënuar katër në ndeshjen ndaj rivalit të sotëm në Anfield.
Oxlade Chamberlain dhe Xherdan Shaqiri ishin dy zëvendësime të menjëhershme nga Klopp në minutën e 74′./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...