Paris Saint Germaini është duke kërkuar transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Ousmane Dembele.
Talenti i ri francez u transferua te gjiganti katalunas verën e kaluar nga Borussia Dortmundi, transmeton portali arbresh.info. Por, sezoni i tij i parë në Camp Nou ka qenë mjaftë i vështirë.
Pas lëndimi që e la jashtë fushe për tre muaj, lojtari nuk arriti të ketë më ndikim në skuadër pavarësisht rikthimit.
Ai shënoi vetëm tri herë brenda 17 paraqitjeve në La Liga dhe pranoi se ishte i frustruar me performancat e tij. Trajneri Ernesto Valverde nuk ka qenë i bindur me të dhe si rezultat i kësaj, Barcelona është e gatshme për të hequr dorë nëse ndonjë klub paguan 125 milionë funta për të.
Kampioni i Spanjës është duke kërkuar nënshkrimin me Antoine Griezmann dhe kjo mund të hap gjithashtu rrugën e tij për largim nga Camp Nou pas vetëm një sezoni./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit