Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele gjatë verës mund të huazohet te gjiganti i Seria A, Juventus.
Francezi është i lidhur me largimin nga “Camp Nou”, ndërsa skuadra e Maurizio Sarri-t shihet si destinacioni ideal, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Mundo Deportivo, Juventus është i interesuar vetëm për të huazuar lojtarin shkaku i historive që ka me lëndimet.
Barcelona është e hapur për huazimin, por kërkojnë që në huazim të jetë edhe një klauzolë e blerjes, në mënyrë që “Bianconerët” të paguajnë rrogën e lojtarit.

Barcelona është zemëruar duke provuar ta bind Bayern Munich të aktivizojë klauzolën e blerjes së Philippe Coutinho, andaj duan të mos e përsërisin këtë situatë me Dembele.
23-vjeçari pritet që këtë sezon të mos luajë, shkaku i lëndimit që pësoi në muajin shkurt./arbresh.info.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës