Fituesi i Topit të Artë do të zgjidhet sonte në Paris me fillim nga ora 20:00.
Tashmë fituesi sipas shumë mediumeve spanjolle e franceze mendohet se është Rodri, shkruan Arbresh.info.
Madje edhe një prej gazetarëve më të afërt me Real Madridin, Jose Luis Sanchez ka bërë të ditur se klubi spanjoll nuk do të merr pjesë në gala mbrëmjen e sotme, pasi Vinicius nuk do ta fitojë çmimin më prestigjioz për një futbollist.
Deri ditën e sotme ishte raportuar dhe është bër e ditur se Vini do ta fitoj këtë çmim por gjithçka ka marr kahje tjetër në çastet e fundit.
Por këtë po e mohojnë organizatorët e “Topit të Artë”.
Në një intervistë për “Associated Press”, ata thanë se fituesin nuk e di askush.
“Asnjë lojtar e asnjë klub nuk e di fituesin e ‘Topit të Artë’ të sivjetëm”, kanë thënë ata shkurtimisht për “AP”.
Fitues në fuqi i këtij çmimi është Lionel Messi./Arbresh.info
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira