Arsenali ka bërë një kërkesë fillestare për situatën e mesfushorit të Bayern Munich, Leon Goretzka, raporton talkSPORT.
Megjithatë, në këtë fazë një transferim i tij drejt Londrës shihet si i pamundur, shkruan Arbresh.info.
“Topçinjtë” po shqyrtojnë mundësinë e një përforcimi në ditën e fundit të afatit kalimtar, pas dëmtimit të Mikel Merinos.
Mesfushori spanjoll mungoi në fitoren bindëse 4-0 ndaj Leeds United të shtunën, pasi dyshohet se ka pësuar thyerje në këmbë.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, konfirmoi pas ndeshjes se Merino do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të specializuara për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.
Leon Goretzka, është një nga emrat më me përvojë në Bundesligë.
Ai ka fituar gjashtë tituj kampioni me Bayern Munich dhe ka regjistruar plot 292 paraqitje me fanellën e klubit bavarez.
Profili i tij do t’i sillte eksperiencë të çmuar një Arsenali që synon seriozisht titullin Premier League.
Ndërkohë, Bayern Munich njoftoi javën e kaluar se Goretzka pritet të largohet nga klubi këtë verë, pas tetë vitesh të suksesshme në “Allianz Arena”.
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli