Sot në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Sllovakia 2025” për grupmoshën deri 21-vjeç.
Përfaqësuesja e Kosovës U21 është përfshirë në Grupin D, ku bëjnë pjesë edhe Gjermania, Polonia, Izraeli, Bullgaria dhe Estonia.
Ky cikël kualifikues fillon në muajin mars, derisa përmbyllet në muajin tetor të 2024-s.
Ndeshjen e parë Dardanët U21 e luajnë kundër Estonisë, më 20 qershor në shtëpi.
Kjo është hera e dytë që Kosova U21 do të përballet me Gjermaninë dhe Izraelin, ngase për herë të parë me këta dy kundërshtarë është ballafaquar edhe në ciklin kualifikues Euro 2019.
Ndërkohë ndeshja e fundit e Dardanëve të rinj do të jetë në Prishtinë ndaj bashkëmoshatarëve polakë më 11 tetor të vitit 2024.

Arrest shtëpiak për 15 të dyshuar për manipulim votash në Dr...
Kryeministri kroat uron Kurtin: Kroacia mbetet përkrahëse e ...
Diplomati francez mohon akuzat lidhur me Epsteinin
LDK-ja emëron Jehona Lushaku-Sadriun shefe të Grupit Parlame...
“Autori 58-vjeçar qëlloi me armë në dysheme”, policia jep de...
“A po ndaleni, idiotë”, Labi eskalon me fjalor b...