Një situatë e tensionuar është regjistruar mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, duke shkaktuar reagime të forta si mes banorëve ashtu edhe në rrjetet sociale.
Ngjarja ndodhi teksa Benita po qëndronte pranë Labit dhe po e ngacmonte në mënyrë të vazhdueshme, moment që duket se e çoi atë drejt një reagimi të ashpër verbal.
I irrituar, ai shpërtheu me fjalor të rëndë ndaj saj dhe Elijonës, duke krijuar një atmosferë të pakëndshme brenda shtëpisë.
Situata u bë edhe më e sikletshme kur, në kulmin e tensionit, ai hoqi rrobat në pjesën e sipërme, duke habitur banorët e tjerë që ishin të pranishëm në momentin e incidentit.
Reagimet e tyre treguan qartë se momenti ishte i papritur dhe i pakëndshëm për të gjithë.
Ngjarje të tilla zakonisht shkaktojnë debat të madh jashtë shtëpisë, pasi publiku i ndjek me vëmendje reagimet dhe sjelljet e banorëve në situata presioni.
Mbetet për t’u parë nëse ky incident do të sjellë pasoja për protagonistin apo do të trajtohet thjesht si një tjetër episod tensioni në lojën e reality show-t./telegrafi
Lufta në Iran, Pompeo përmend fushatën e NATO-s në Kosovë
28 prilli vendimtar, marrëveshje apo krizë e re?
“Për të gjithë ata që lehin nga shqipja në anglisht”, Rama: ...
Julian Alvarez bëhet golashënuesi i pestë argjentinas më i m...
Gruaja e Agim Ramadanit përshëndetet me Haxhiun gjatë homazh...
Beteja e Koshares, Haxhiu: Ndër betejat më të lavdishme të h...