Pas përfundimit të ndeshjeve gjysmëfinale, është koha për finalet e “Play-off”-it, ku priten super ndeshje mes Trepçës dhe Pejës.
Mitrovicasit kanë mundur Bashkimin në çerekfinale dhe Sigal Prishtinën në gjysmëfinale, kurse pejanët eliminuan kampionin Golden Eagle Yllin.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në Mitrovicë, ndërsa skuadra që shënon tri fitore fiton titullin kampion dhe do të luhet në “Minatori” të mërkuren nga ora 20:00.
Orari i ndeshjeve finaleve
E mërkurë, 3 maj
20:00 Trepça-Peja
E diel, 7 maj
17:00 Peja-Trepça
E enjte, 11 maj
20:00 Trepça-Peja
E diel, 14 maj
17:00 Peja-Trepça (Finalja IV eventuale)
E enjte, 18 maj
20:00 Trepça-Peja (Finalja V eventuale)
Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vi...
Shpërthen gypi, pa ujë përkohësisht Mitrovica e Veriut, Zveç...
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta...
Nisin punimet për ndërtimin e rrethit në rrugën Prishtinë-Gj...
Villa rikthehet te Atletico Madrid, emërohet në bordin drejt...
Trump: Irani mund të garojë në Kupën e Botës, por s’është e ...