Futbollisti brazilian i Real Madridit, Eder Militao ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshje me Espanyolin.
Në ekzaminimet mjekësore doli se ai ka këputur ACL-në, shkruan Arbresh.info.
Kështu që është dashur t’i nënshtrohet një operimi, klubi spanjoll ka bërë të ditur se sot braziliani ka kryer me sukses dhe shumë shpejtë pritet ta fillojë fazën e rikuperimit.
“Real Madrid konfirmon se Eder Militão i është nënshtruar me sukses një operacioni sot për një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e tij të djathtë. Militão do të fillojë procesin e rikuperimit në ditët në vijim”, shkruhet në njoftimin e Real Madridit.
Kujtojmë që kjo është hera e dytë brenda dy sezoneve që futbollisti madrilen pëson këtë dëmtim./Arbresh.info
Parte médico de Militão.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) November 19, 2024
Shkencëtarët zbulojnë “shqisën e shtatë” te njerëzit
Tre mënyra të lehta për të luftuar lodhjen me ushqim
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që t...
Bora shënon fitore të madhe ndaj Pejës, blindon pozitën e tr...
Zyrtari amerikan thotë se sulmet ndaj Iranit deri më tani ka...
DJ Gimbo ia huq – nuk e di vitin se kur është shpallur...