Diego Maradona e ka kapërcyer me sukses intervenimin në sallën e operacionit.
Ikona e Argjentinës kishte një ndërlikim shëndetësor gjatë javëve të fundit, dhe u detyrua që t’i nënshtrohet operacionit.
Për fat të mirë, gjithçka përfundoi me sukses dhe Maradona mund të rikthehet për të drejtuar skuadrën e Dorados, shkruan “Goal”.
“Operacioni i Diego Maradonas përfundoi. Falë Zotit gjithçka shkoi për mrekulli” ka shkruar avokati i tij në “Twitter”.
“Faleminderit “Clinica Olivos” për profesionalizmin dhe humanizmin” ka shkruar më tej ai.
Skuadra e Maradonas e filloi kampanjën e re më 6 janar duke humbur me rezultat 1:0 ndaj Celaya.
Të mërkurën ata zhvillojnë ndeshjen e ardhshme. Mbetet të shihet nëse argjentinasi do të rikuperohet për tu rikthyer në stol
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...