Andre Onana vijon të gabojë mes shtyllave të Manchester United. Kameruanasi është transformuar plotësisht nga portieri që ishte sezonin e kaluar tek Interi.
Aventura në ishull nuk po shkon si e kishte menduar. Ndërkohë që përballë Galatasarayt në Champions League erdhën dy gabimet e radhës në barazimin dramatik 3-3.
Gjithsesi, në mbrojtje të Onanas ka dalë trajneri Erik ten Hag, i cili thekson se vetëm një portier ka bërë më mirë se 27-vjeçari në Premier League.
“Nëse analizojmë me kujdes rendimentin e tij, kuptojmë se Onana është portieri i dytë më i mirë në Premier League bazuar në statistika.
Sa i përket golave të shmangur, vetëm Thomas Kaminski i Lutonit deri më tani është shfaqur më mirë se ai”, thekson tekniku holandez.
United e pret një transfertë tepër e vështirë të shtunën në kampionat. Përballë Newcastle në “St. James Park”, duel që vjen live në SuperSport 3 (21:00).
Faton Peci betohet sot si kryetar i Mitrovicës së Jugut
Sindikata e Re e KEK-ut proteston sot para korporatës
Policia dhe Ambasada Amerikane zhvillojnë sot ushtrim të për...
Parashikimi i motit për sot
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...