Olympiacos ka arritur fitoren e parë në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur minimalisht Kairat Almatyn.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Gelson Martins në minutën e 73-të, shkruan Arbresh.info.
Skuadra greke pati edhe disa raste të tjera të rrezikshme ku Mehdi Taremi dhe Ayoub El Kaabi goditën portën, por pritjet e portierit Temirlan Anarbekov dhe shtyllat e ndaluan topin.
Në fund, Olympiacos mbajti avantazhin dhe triumfoi 0-1 dhe me këto tre pikë kalon në kuotën e pesë sosh gjithsej.
Tashmë grekët janë në pozitën e 26-të, kurse Kairati është i parafundit me vetëm një pikë.
Ndeshjen e radhës Olympiacosi e luan ndaj Bayer Leverkusenit kurse Kairati do të përballet me Club Brugge./Arbresh.info
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...