“Yahoo Sport France” ka lëshuar “bombën”, ditën e diel, duke shkruar se Manchester City është gati të paguajë klauzolën prej 300 milionë euro duke e marrë Lionel Messi nga Barcelona.
A ju duket e pamundur?! Pasi Neymar u transferua nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro, nuk ka më asgjë të pamundur në afatin kalimtar te futbollit botëror, raporton telesport.
Barcelona ka bërë të ditur publikisht se ka arritur marrëveshjen e re me Lionel Messi deri në qershor 2021, por pavarësisht deklaratave konfirmuese nga të dyja palët, argjentinasi ende nuk e ka hedhur firmën në kontratë.
Gazetari francez, Romain Collet-Gaudin, duke u bazuar te disa burime të tija në klubin e Cityt, ka shkruar se kjo skuadër ka nisur projektin madhor për të blerë Lionel Messi në verën e ardhshme kundrejt 300 milionë eurove, aq sa parashikon klauzola për prishjen e kontratës së tij në “Camp Nou”, duke imituar lëvizjen e Neymar.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...