Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala është gjithnjë e më afër Interit.
Mediet italiane shkruajnë së ‘Nerazzurët’ kanë bërë gati ofertën e radhës për ish-yllin e Juventusit, raporton arbresh.info
Kontratë trevjeçare me pagë 7 milionë euro në sezone, kjo është oferta e fundit e internistëve për Dybalan.
Krerët e Interit tashmë janë duke menduar për ndërtimin e një skuadre të denjë për sezonin e ardhshëm.
Dybala është objektivi kryesor i fituesit të Kupës së Italisë. Drejtuesit ‘Zikaltër’ besojnë se argjentinasi është lojtar i duhur për sulmin e Interit.
Ndryshe, Dybala është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane, por siç raportohet, Interi është destinacioni më i mundshëm i reprezentuesit të Argjentinës. /arbresh.info/
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit