Përderisa futbollistët në top pesë ligat e Evropë shpresojnë ta fitojnë titullin e ligës së tyre, Alvaro Odriozola do të shpërblehet me medalje të artë të Bundesligës dhe La Ligës për këtë sezon.
Spanjolli e kishte nisur sezonin me Real Madridin dhe i kishte bërë katër paraqitje në La Liga, para se transferohej në formë huazimi në Bayern Munich gjatë afatit kalimtar të janarit.
Odriozola nuk e pati të lehtë të gjejë vend në formacionin e parë të Bayern Munichut dhe i bëri vetëm tri paraqitje para se të përfundonte sezoni.
Megjithatë, ai u shpërblye me medalje të artë për kontributin e tij për bavarezët dhe tani ai pritet që ta marrë edhe një medalje të artë të La Ligës, pasi Real Madridi e fitoi titullin e kampionit të enjten.
Odriozola do të duhet ta falënderojë sulmuesin Karim Benzema, i cili me dy golat e tij të shënuara në ndeshjen e së enjtes kundër Villarrealit jo vetëm që ia fitoi Real Madridit ndeshjen, por ia fitoi edhe titullin e La Ligës për këtë sezon. /Gazeta Express/
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...