Arsenali është duke përgatitur transferimin gjatë verës të portierit të Atletico Madridit, Jan Oblak, si zëvendësues i Petr Cech.
Portieri slloven së fundmi ka bërë paraqitjen e tij të 100-të në La Liga, slloveni i parë që e arrin këtë te Atletico, dhe brenda këtyre ndeshjeve ka mbajtur portën e pastër 58 herë, transmeton portali arbresh.info.
Në një raport nga ‘London Evening Standard’ thuhet se ish portieri i Benficas është prioriteti kryesor për transferim i “Topçinjve”, të cilët kanë liruar dorën këtë sezon duke kryer shumë transferime.
Megjithatë, raporti shton që prezenca e Arsenalit në Ligë të Kampionëve është gjëja kryesore e çfarëdo marrëveshje me portierin.
Oblak ka bërë 21 paraqitje këtë sezon në La Liga./arbresh.info/
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...