Boksieri i njohur shqiptar Nuri Seferi ka konfirmuar se në muajin shtator do të ndeshet me kampionin aktual të Evropës për të siguruar sfidën ndaj kampionit të botës.
“Tysoni shqiptar” nëpërmjet rrjetit social ka njoftuar se me kroatin me nënshtetësi të Bosnjës, Damir Beljo, kampionin e Evropës do të ndeshet më 5 shtator në Mostar të Bosnjës.
Beljo është i pamposhtur deri tani në karrierën e tij. Ai ka 20 fitore nga po aq meçe, 17 prej të cilave me nokaut.
“Kjo ndeshje e cila do të zhvillohet në Mostar të Bosnjës me 5 shtator 2015 do të jetë e vlefshme edhe si ndeshje eliminatore për të sfiduar kampionin e botës Marco Huck në nëntor të vitit 2015”, ka shkruar në Facebook Seferi.
Ai në fund tha se po e pret sfidën me padurim edhe pse e di se do të jetë shumë e vështirë.
Meçi i fundit i Seferit ishte më 1 shkurt ndaj polakut Krzystof Glowackit ndaj të cilit humbi në rrugën për kampionin e botës në kategorinë Kruzer të versionit WBO.
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...