Darwin Nunez është dënuar me pesë ndeshje nga CONMEBOL pasi u hodh në turmë gjatë një përleshjeje mes tifozëve të Uruguait dhe Kolumbisë.
Rodrigo Bentancur i Tottenham gjithashtu është dënuar me katër ndeshje, por asnjë pezullim nuk do të ndikojë në përshtatshmërinë e tyre në nivel klubi.
Skenat e shëmtuara ndodhën pasi skuadra e Uruguait e Nunez humbi 1-0 në gjysmëfinalen e tyre në Copa America.
Mësohet se sulmuesi i Liverpoolit, Nunez u ngjit në tribuna në një përpjekje për të mbrojtur familjen e tij.

Ai gjithashtu u përpoq të hidhte një karrige të palosshme, por një roje sigurie ndërhyri për të siguruar që ai të mos godiste askënd.
Nunez gjithashtu është gjobitur me 20 mijë euro. Tre lojtarë të tjerë të Uruguait janë suspenduar me tri ndeshje – Mathias Olivera, Ronaldo Araujo dhe Jose Gimenez.
Nunez do të mungojë në miqësoret e ardhshme të Uruguait kundër Guatemalës, por më e rëndësishmja katër ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Paraguait, Venezuelës, Perusë dhe Ekuadorit. /Telegrafi/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...