Barcelona vazhdoi formën e shkëlqyer në La Liga të shtunën me një fitore të vështirë 2-0 ndaj Osasunës në “Spotify Camp Nou”, me të dy golat e shënuar nga Raphinha.
Nuk ishte aspak një mbrëmje e lehtë për katalanasit, të cilët tashmë janë shtatë pikë përpara në krye të La Ligas.
Megjithatë, trajneri Hansi Flick u shpreh i kënaqur me rezultatin dhe paraqitjen, sipas “Diario AS”.
“Gjëja më e rëndësishme janë tri pikët. Ne e kontrolluam ndeshjen, në mbrojtje ishim mirë, ndoshta nuk patëm shumë raste, por shënuam dy gola”, tha ai.
Flick u pyet për paraqitjet e Pedrit dhe Raphinhës, dy nga lojtarët më të dalluar të Barcelonës.
Ai e mbushi me lavdata mesfushorin, ndërsa u shpreh i kënaqur edhe për brazilianin pas një performance vendimtare në “Spotify Camp Nou”.
“Në golin e parë kishim hapësira dhe i shfrytëzuam. Pedri është i jashtëzakonshëm, më i miri, është në majë. Ai është një futbollist i shkëlqyer. (Raphinha) është gjithashtu shumë i rëndësishëm për ekipin. Është e rëndësishme që ai shënoi dy gola, për të bërë një hap tjetër përpara. Ai është një element kyç i skuadrës. Sot e kishim të vështirë të gjenim hapësira, por kur i krijuam, i shfrytëzuam me Pedrin, Raphinhën…”, shtoi ai.
Flick u pyet gjithashtu të komentonte spekulimet e vazhdueshme rreth trajnerit të Real Madridit, Xabi Alonso, i cili mund të shkarkohet nëse skuadra e tij nuk arrin ta ngushtojë diferencën me Barcelonën në katër pikë në ndeshjen ndaj Alavesit të dielën.
“Nuk dua të flas për rivalët. Nuk është një pyetje për mua. Nëse fitorja jonë ushtron presion mbi kundërshtarin, kjo është çështja e tyre. Ne duhet të vazhdojmë me këtë nivel. Jemi rikuperuar, po luajmë mirë, tashmë i kemi të gjithë lojtarët dhe pothuajse të gjithë janë 100%. Të tjerat nuk më interesojnë”, përfundoi Flick.
Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit
Autobusi me 40 student bie në humnerë në Kolumbi, 16 të vdek...
“E kam vërejt që është ftohë”, Edi dhe Dolce drejt ndarjes?
Moti sot në Shqipëri me ulje të temperaturave
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...
Sulmi me 16 viktima në Australi, Kryeministri propozon ligje...