Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Carlo Tavecchio ka thënë se nuk ka fjetur qysh nga eliminimi nga Kampionati Botëror të hënën, gjë për të cilën fajëson plotësisht trajnerin Gian Piero Ventura.
Ventura është shkarkuar të mërkurën, dy ditë pas paraqitjes pa gola në shtëpi ndaj Suedisë, gjë që do të thoshte se Italia ka dështuar të kualifikohet në Kampionatin Botëror për herë të parë që nga viti 1958, transmeton portali arbresh.info.
“Debakli ishte teknik, trajneri bëri zgjedhje të gabuara teknike”, ka thënë 74-vjeçari në një pjesë të shkurtër gjatë një interviste për rrjetin ‘Mediaset’ që do të transmetohet nesër.
“Ne kemi luajtur në mënyrën e gabuar. Trajneri është zgjedhur nga unë. Jam në presion, nuk kam fjetur që katër ditë”, ka thënë ai derisa sytë e tij ishin të mbushur me plotë lot.
Pas ndeshjes, Ventura kishte kërkuar falje për rezultatin por jo për përpjekjet që kanë shfaqur lojtarët e tij./arbresh.info/
Këta janë kandidatët me më së paku vota pas 20% të numrimit ...
Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump thotë se marrëveshja ...
Ushtari kosovar nderohet me çmime prestigjioze në ShBA
Gjyqtarit nga Somalia në Kupën e Botës i ndalohet hyrja në S...
27-vjetori i marrëveshjes që shënoi fundin e luftës në Kosov...
Operacion në disa lokacione kundër krimit të organizuar, tra...