Dueli i boksit Khabib Nurmagomedov – Conor McGregorit që u zhvillua të shtunën ka ngjallur reagime të shumta.
Dy boksierët e UFC-së kishin një përballje tejet të ashpër, duke përfshirë edhe stafin e tyre.
Kjo përleshje mes tyre filloi në momentin kur McGregori e kishte sulmuar autobusin e Khabibit, duke arritur që t’i lëndoj disa persona.
“Do të rikthehem, jam gati për revanshin”, shkruante në faqen e tij zyrtare në “Instagram” Conor McGregor pas humbjes.
Pikërisht situata e rrëmujshme e krijuar pas kësaj sfide ka bërë që presidenti i UFC-së, Dana White, të mos mendojë për një revansh.
“Fillimisht duhet të jemi gjakftohtë dhe të ulemi e të shohim se çfarë prodhoi ky event, kjo sfidë. Të shohim se përse ndodhi ai incident dhe të shohim se çfarë vendimi do të marr Komisioni i Sportit të Nevadës”.
“Kam 18 vjet që e bëj këtë punë dhe nuk kam përjetuar kurrë një moment të tillë. Por për një gjë jam i sigurtë në mendjen time, se nuk do të ketë kurrë një revansh mes Khabib dhe Conor në të ardhmen, sado fitimprurës të jetë ai event. Nuk duam të krijojmë një ngjarje të dytë të shëmtuar si kjo që ndodhi në UFC-229”, tha Dana White, shkruan Telesport.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit