Nuk ka oferta për Iscon

12:47 | 4 Dhjetor 2021

Isco ndoshta duhet të presë deri në fund të kontratës me Real Maridin për t’u larguar nga klubi.

29-vjecari nuk është në planet e Carlo Ancelottit dhe s’ka të ardhme në Madrid, por në anën tjetër, nuk ka oferta për të për të nisur një aventurë të re.

AS raporton se spanjolli dëshiron që të largohet në afatin kalimtar të janarit, por ende s’ka ardhur asnjë ofertë në drejtim të tij, kështu që tani për tani zgjidhja e vetme për të mund të jetë merkato e verës, kur të jetë lojtar i lirë.

Që nga viti 2018, Isco ka qenë tjetër futbollist, ka luajtur shumë pak dhe ka humbur edhe vendin në Spanjë. /GE/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara