Mason Greenwood është personi më i urrejtur aktualisht në Britaninë e Madhe.
20-vjeçari ditëve të kaluar është akuzuar për dhunë dhe ngacmime seksuale ndaj ish të dashurës së tij.
Ndërsa sot klubi ku ai luan, Manchester United, ka hequr dorë nga ai.
Kurse orëve të fundit, kompania e njohur botëror, Nike ka publikuar një komunikatë për media, ku thekson se kanë suspenduar të gjitha bashkëpunimet me Greendwood.
“Ne kemi suspenduar të gjitha raportet me Mason Greenwood. Jemi thellësisht të shqetësuar nga akuzat shqetësuese dhe do të vazhdojmë të ndjekim nga afër situatën”, thuhet në komunikatën e Nike.
Ish e dashura e anglezit, gjatë kësaj jave ka publikuar fotografi dhe audio-incizime ku 20-vjeçari ja përdoruar dhunë fizike duke e obliguar atë të kenë marrëdhënie intime.
Greenwood, është duke u hetuar nga policia e Manchesterit dhe ditëve në vijim pritet të merret vendim për të. /arbresh.info.
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...