Liverpool dhe Arsenal kanë ndarë pikët në ndeshjen e luajtur në kuadër të xhiros së 36-të në elitën e futbollit anglez.
Ndeshja u mbyll me rezultat 2-2 në “Anfield Road”, shkruan Arbresh.info.
Vendasit e nisën më mirë duke realizuar dy gola të shpejtë.
Fillimisht Gakpo në minutën e 20-të e shënoi. Teksa një minutë më vonë realizoi edhe Diaz.
Arsenali në pjesën e dytë pati tjetër fytyrë dhe menjëherë në nisje të saj, shënoi Martinelli për 2-1, saktësisht në minutën e 47-të.
Ndërsa rezultati u barazua në minutën e 70-të me anë të Merinos. Po i njëjti futbollisti nëntë minuta më vonë u ndëshkua me karton të kuq.
Deri në fund gola nuk pati dhe dy skuadrat morën nga një pikë. Liverpooli tashmë kampion i shpallur ka 83 pikë pas 36 xhirosh, kurse Arsenali 68 sosh në pozitën e dytë./Arbresh.info
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës