Shqipëria nesër luan ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Botëror ndaj Letonisë.
Një ditë para ndeshjes trajneri Sylvinho, ka dal në konferencë për media, ku ka folur rreth ndeshjes së nesërme, shkruan Arbersh.info.
Ai theksoi se letonezët janë një ekip fizik i organizuar, dhe se ndeshja e nesërme është kyçe për vazhdimin e kampanjës.
“Mendoj se po flasim për gjëra të ndryshme. Kur mundohesh të shkosh në Botëror, rruga është e vështirë, e dimë shumë mirë, nesër do të jetë një ndeshje kyç, shumë e rëndësishme.
“Nuk jemi si Spanja, nuk mund të fitojmë 6-0. Dy ditë më parë ne pamë ndeshjen e Letonisë me Serbinë dhe ndeshja ishte aty. Rezultatet të tipit 6-0 si Spanja mbrëmë ndodhin rrallë. Më vjen keq ta them, por nuk jemi në atë nivel. Sa i përket Letonisë, është një ekip fizik dhe i organizuar. Janë gjithmonë aty për të luftuar për topin e tyre”, tha ai.
Sylvinho u pyet nga një gazetar nëse kjo ndeshje mund të jetë një finale në rrugëtimin tij si trajner në drejtimin e Kombëtares.
“Dëgjo, unë nuk mund tët përgjigjem ty, nuk kam menduar kurrë për pyetjen e dytë, kështu që nuk kam asnjë opinion. Preferoj tët përgjigjem për pyetjen e dytë. Është ndeshje kyçe dhe çdo ndeshje është e rëndësishme kur ti do të shkosh në Botëror, edhe ndeshja që luajtëm në Riga ishte e rëndësishme, është e vështirë nesër dhe futbolli është i tillë, ne jemi një, duhet të futemi në fushë për të fituar ndeshje të tilla, pasi jemi në futboll dhe nuk i dihet se çfarë ndodh, nuk mendoj për tetorin dhe nëntorin”, u përgjigj Sylvinho.
Ndeshja mes Shqiperisë dhe Letonisë luhet nesër me fillim nga ora 20:45 në “Air Albania”./Arbresh.info
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...