Përzgjedhësi i Turqisë Vincenzo Montella thotë se nuk e di nëse preferon Sllovakinë ose Kosovën në finale, por synon të kualifikohet fillimisht.
Turqia do të përballet me Rumaninë në gjysmëfinale, ndërsa pastaj do të udhëtojë nëse arrin në finale, qoftë në Sllovaki ose Kosovë.
Pas shortit, Montella ka komentuar për herë të parë mundësinë që të luajë ndaj sllovakëve, ku dha lëvdata për përzgjedhësin e tyre Calzona.
“Kemi luajtur shumë mirë në grupe dhe morëm rezultate të mira. Tani i tërë fokusi ynë është në play-off, duam të jemi në finale. Finalja është në udhëtim, por këto janë rregullat. Tërë fokusi ynë është në ndeshjen e parë”.
“Sllovakia ka një trajner italian (Calzona), e njoh mirë, është trajner i shkëlqyer dhe kanë skuadër të mirë. Zakonisht skuadra e tyre është kompakte dhe me besim. Nuk e di se cilën kombëtare do ta preferoja, por dua që Turqia të jetë në finale”, tha ai.
Përballjet do të zhvillohen më 26 mars, ndërsa finalja është e paraparë më 31 mars 2026./Telegrafi/
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje