Manchester City e ka kryer detyrën përballë Brighton & Hove Albion (3-0) në Etihad Stadium për të rimarrë kreun e Ligës Premier.
Gjysma e parë nuk prodhoi shumë raste konkrete shënimi, ashtu që skuadrat shkuan në pushim me rrjetat e paprekura.
Në gjysmën e dytë, Riyad Mahrez pranoi një top në zonë dhe u gjend në pozitë të mirë për të goditur dhe realizoi (53’).
Mahrez ishte i përfshirë edhe në golin e dytë, por kësaj radhe në rolin e asistuesit, pasi realizues ishte Phil Foden (65’).
Bernardo Silva e shënoi golin e tretë (82’) duke pranuar një asistim nga Kevin De Bruyne, i cili e nxori në rast të mirë.
Falë kësaj fitoreje, Manchester City është sërish në krye të tabelës së Ligës Premier, me një pikë më shumë se rivali për titull, Liverpool.
Brightoni është në pozitë të mirë në tabelë, në vend të dhjetë me 40 pikë dhe nuk ka ndonjë objektiv real, pasi zona evropiane është larg.
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...