Nuhiu: Vendosja e mirë taktike na solli fitoren

15:53 | 5 Dhjetor 2021

Drita ka shënuar fitore ndaj KF Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri”, me rezultat minimal 0-1.

Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar Marko Simonovski në minutën e 36-të.

Trajneri i Dritës, pas ndeshjes ka përgëzuar lojtarët tij për këtë fitore.

“Dua të përgëzojë djemtë për grintën dhe për luftën që zhvilluan në fushë. U vendosëm mirë taktikisht dhe nuk lejuam kundërshtarin të na rrezikojë” -ka thënë Nuhiu.

Lexo edhe:

Drita arkëton tre pikë në kryeqytet

“Futbollistët janë më meritorët për këtë fitore. Kemi krijuar shumë raste si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën dhe me meritë e morëm fitoren në kryeqytet. Ishim shumë të disiplinuar duke ditur se Prishtina ka cilësi. Përveç atij goli kemi mundur të shënojmë edhe më shumë, por rëndësi kanë tri pikët”- ka shtuar ai.

Pas kësaj ndeshje, Drita renditet në vendin e tretë të tabelës së Superligës, ku deri më tani kanë arritur t’i grumbullojnë 31 pikë.

Ndërsa Prishtina mbetet në pozitën e pestë me 24 pikë. /arbresh.info/

Më poshtëm und të gjeni pamje nga ndeshja KF Prishtina- Drita.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara