Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në ndeshjen e xhiros së 33 në Premierë Ligë.
Stoke City mposhti me rezultat 3 me 1 si nikoqir Hull Cityn në ndeshjen e së shtunës të zhvilluar në stadiumin ‘Bet365’, shkruan portali arbresh.info. Reprezentuesi kosovar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri është njëri nga lojtarët me notën më të lartë të këtij takimi.
Mesfushori i skuadrës së Marco Silvas, Harry Maguire është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. Reprezentuesi 45-vjeçar i Anglisë është vlerësuar me notën 8.5.
Lexo më shumë: Super gol nga Xherdan Shaqiri (VIDEO)
Mesfushori kosovar vjen pas tij me notën 8.2 pas një super goli nga distanca dhe një asistimi si një mjeshtër për sulmuesin Marko Arnautovic.
Ndryshe, Shaqiri është rikthyer në formacionin e skuadrës së trajnerit Mark Hughes pas rreth tre muajve qëndrim jashtë fushës për shkak të lëndimit në pulpë të këmbës./arbresh.info

“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për...
Aksident trafiku në Pejë, një i lënduar
Haradinaj: Masakrat janë dëshmi e rrugës së rëndë që kaluam ...
Haxhiu takon të moshuarën që i tha Kurtit “Mos lësho pe”, i ...
“Kosova aleati më besnik i Amerikës” – kongresisti amerikan ...
Dortmundi përshpejton negociatat për transferimin e yllit të...