Bayern Munichu është treguar i pamëshirshëm edhe në takimin kthyes të 1/8-së në UEFA Ligë të Kampionëve kundër Arsenalit.
Skuadra e Carlo Ancelottit ka mposhtur me rezultat të përgjithshëm 2 me 10 “Topçinjtë” duke poshtëruar ata edhe në takimin si nikoqir në ‘Emirates Stadium’, shkruan portali arbresh.info.
Arturo Vidal është lojtari me notën më të lartë të këtij takimi. Mesfushori, i cili shënoi dy herë në Londër, është vlerësuar me notën 9.6.
Lojtari me notën më të dobët është portieri i Arsenalit, David Ospina, i cili është vlerësuar me notën 5.1.
Paraqitja e Granit Xhakës është vlerësuar me notën mesatare 5.5, ndërsa Shkodran Mustafi është vlerësuar me notën 5.4./arbresh.info

Deliu-Kodra: Sot vazhdon “karateja” për zgjedhje të presiden...
ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Nigeri që vrau 29 pers...
Enver Hasani: Është puç, s’ka procedurë pa 80 deputetë të pr...
Kancelari gjerman: SHBA po mposhtet nga Irani në tryezën e b...
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira