Argjentina ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Zvicrën me rezultat 3-1 pas vazhdimeve, në një ndeshje të luftuar deri në minutat e fundit.
Për argjentinasit shënuan Alexis Mac Allister, Julian Alvarez dhe Lautaro Martinez, ndërsa golin e vetëm për Zvicrën e realizoi Dan Ndoye. Helvetët luajtën me një futbollist më pak nga minuta e 72-të, pasi Breel Embolo u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.
Edhe pse nuk e gjeti rrugën e rrjetës, Lionel Messi ishte lojtari më i mirë i ndeshjes sipas Sofascore, duke u vlerësuar me notën 8.9. Kapiteni i Argjentinës dha një asist dhe ishte vazhdimisht motori i aksioneve sulmuese të skuadrës së Lionel Scalonit, transmeton telegrafi.
Nga fituesit, Alexis Mac Allister dhe Julian Alvarez u vlerësuan me notën 7.6, pas paraqitjeve të mira dhe golave të shënuar.
Te Zvicra, lojtari më i vlerësuar ishte Granit Xhaka, i cili mori notën 7.4 falë paraqitjes së tij solide në mesfushë dhe angazhimit gjatë gjithë ndeshjes.
Në anën tjetër, mbrëmja më e vështirë ishte për Breel Embolon. Sulmuesi zviceran u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e dytë dhe u vlerësua me notën 5.9, më e ulëta nga të gjithë futbollistët që u aktivizuan në këtë takim.
Notat e lojtarëve të Argjentinës dhe Zvicrës

Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...